Incidenti në Athinë, një tifoz i vdekur

08.08.2023 11:43

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Athinë...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Athinë, ku sipas mediave greke, Bad Blue Boys (tifozët e Dinamo Zagreb) krijuan kaos total pranë stadiumit të AEK-ut.

Gjatë zënkës mes dyja grupeve të tifozëve, një 22-vjeçar grek u godit me thikë dhe ndërroi jetë në spital, ndërsa. gjashtë persona të tjerë për shkak të lëndimeve të mara janë shtrirë në spital. Raportohet se  pas sulmit policia greke arrestoi 82 kroatë.

Sipas agjencisë së lajmeve Ana, kroatët do të merren sot në pyetje. Pesë ditë më parë UEFA-ja, mori një vendim që "për arsye sigurie, ndeshja mes AEK-ut grek dhe Dinamo Zagrebit të  luhet pa praninë e tifozëve mysafirë. Vendimi vlen për të dyja ndeshjet".

Mediat kroate shtrojnë pyetjen nëse ndeshja do të luhet fare sonte  për shkak të ashpërsisë së incidentit që ndodhi mbrëmjen e kaluar.