Alanyaspor prezanton Hadërgjonajn

08.08.2023 12:18

Florent Hadërgjonaj ka vazhduar karrierën e tij...

Florent Hadërgjonaj ka vazhduar karrierën e tij edhe më tej në Turqi. Është skuadra e Alanyaspor ajo e cila e ka prezantuar anësorin kosovar të formuar si futbollist në Zvicër.

Hadërgjonaj në tri vitet e fundit ishte pjesë e Kasimpashas. Ai më herët ka bërë karrierë edhe në Angli e Gjermani. Hadërgjonaj nga viti 2019 është pjesë e Kombëtares së Kosovës.