Botë
Sllooveni, gjendja pas vërshimeve fillon të stabilizohet
08.08.2023 14:31
Gjendja në Slloveni pas vërshimeve dalngadal po stabilizohet, por ende ka rrezik nga shembjet edheut...

Gjendja në Slloveni pas vërshimeve dalngadal po stabilizohet, por ende ka rrezik nga shembjet edheut. Sllevenia po merr ndihmë nga vendet e BE-së në paisje, makineri dhe forcë pune. Poashtu janë kërkuar edhe helikopter dhe ndihmë tjetër nga vendet e NATO-s.
“Komisioni evropian ka miratuar ndihmë urgjente për Slloveninë për shkak të vërshimeve të mëdha, pas kërkesës për aktivizimin e mekanizmit për mbrojtje civile. Tanimë, Franca, Gjermania, austria, Çekia dhe Sllovakia tanimë kanë ofruar ndimë në helikopter dhe njësite inxhinjerike. Kryetarja Ursula von der Leyen tanimë ka arritur në Slloveni. Jemi në koordinim të vazhdueshëm me autoritetet për koordinimin e ndihmës nga BE-ja.”, tha Mirjam Garsija Fered, zëdhënëse e BE-së.
Pashtu vazhdojnë përpjekjet për rregullimin e rrjetit të dëmtuar energjetik dhe infrastrukturës së komunikimit. Vlerësimet e para flasin për dëme materiale në miliarda euro.
“Të gjith e kemi të qartë se pastrimi pas kësaj katastrofe të madhe natyrore do të jetë prioriteti ynë kyç. Katastrofa do të ndryshojë edhe prioritetet tona lidhur me investimet.”, tha Alenka Bratushek, minsitre e Insfrastrukturës së Sllovenisë.
Mijëra qytetarë janë evakuuar në Slloveninë veri-perëndimore dhe qëndrore ndërsa 6 persona kanë humbur jetën. Ndërsa tre fshatra edhe më tej mbeten të bllokuar. Por solidariteti nuk ka kufij, edhe Ukraina e cila ndodhet në luftë me Rusinë, ka dërguar një helikopter për ti dalur në ndihmë Sllovenisë, ka deklaruar presidenti slloven.
GYLTENE SINANI
