Botë

Liderët e bllokut Afrikano Perendimor mblidhen për të shqyrtuar gjendjen në Nigeri

08.08.2023 14:44

Liderët e bashkësisë ekonomike të shteteve të Afrikës Perendimore janë mledhur për të debatuar për hapat e ardhshëm....

Liderët e bashkësisë ekonomike të shteteve të Afrikës Perendimore janë mledhur për të debatuar për hapat e ardhshëm prej kur junta ushtarake e Nigerisë nuk e respektoi afatin përfundimtar të parashtruar me ultimatumin për kthimin në detyrë të Kryetarit të shkarkuar Muhamed Bazum.
 
“Konsiderojmë se junta do të krijojë kushte që do të sjellin deri te tranzicioni demokratik. Nuk dua tu jap orare atyre që për momentin janë në qeveri. Më e rëndësishme është të sigurohemi se do të kthehemi demokracisë dhe se do të mundemi që të kemi ambicie të zhvillojmë Nigerinë sepse kjo është më me rëndësi.”, tha Amadu Rufai Mahaman, antar i partisë opozitare në Nigeri.
 
Liderët ushtarak të Mali dhe Burkina Faso dërguan edhe delegacione në Nijamej që të tregojnë unitet me udhëheqësit e grushtshtetit në Nigeri pas kërcënimeve rajonale. Të dyja shtetet apleuan se çdo intervenim i huaj do të konsiderohet si shpallje e luftës kundër tyre. Stejt departamenti amerikan e ndaloi ndihmën prej mbi 100 milion dollarë për Nigerinë. 
 
“A ka definuar Afrika demokracinë e saj. Po shihet se kur Gjermania, Franca apo shbatë flasin ne fillojmë të kërcejmë. Poashtu nuk i definojmë edhe praktikat tona demokratike.”, tha Sifo Mantulla, hulumtues në Universitetin e Afrikës Jugore.
 
Tensionet rajonale janë rritur pas dy javësh kur junta korri fitore mbi Bazumin dhe në vendin e tij e vendosi gjeneralin Abdurraman Çiani shef i mëparshëm i gradës presidenciale për udhëheqës të shtetit. 
 
FLUTURA LATIFI