Maqedoni
Ndryshimet klimatike ndikojnë më shumë tek fëmijët
08.08.2023 15:13
Ndryshimet klimatike ndikojnë tek të gjithë personat përfshi fëmijët thotë mjeku Harkan Memedi....

Ndryshimet klimatike ndikojnë tek të gjithë personat përfshi fëmijët thotë mjeku Harkan Memedi. Ai thekson se aktualisht është dominant virusi i barkut që po prek më shumë grupmoshat e reja. Rekomandon për kujdes më të madh në këtë periudhë në përgaditjen e ushqimit, hidrimin gjatë ditës dhe marrjen e mineraleve dhe vitaminave.
“Kohën e fundit me këtë virus që është bërë aktual kemi diare, jashtqitje dhe të vjellura, por nuk mungon edhe paraqitja e temperaturës së lartë trupore. Këto tre simptome janë më të shpeshta kohëve të fundit mirëpo me dhënien e terapisë simptomatike siç është rehidrimi, pierja e antipiretikëve normal ndihmon dhe për disa ditë këto viruse sanohen.”, tha mjeku Harkan Memedi.
Qytetarët e mirëpresin uljen e temperaturave, ndërsa theksojnë se përpiqen t’u përmbahen rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore.
“Mirë ndjehem se shum pak rri këtu në qytet, unë jetoj në Bllacë.”, u shpreh një qytetar.
“Ndryshimi i kohës ndikon në mua, kam plogështi, por unë e marr terapinë në kohë.”, tha një qytetar.
“Mirë nuk më pengon mua, po i marr barërat ja kam ardh te mjeku.”, u shpreh një qytetar.
Ndryshimi i motit ndikon si tek moshat e shtyera ashtu edhe tek fëmijët, mjekët apelojnë për kujdes të shtuar në këtë periudhë dhe marrjen e terapive në kohë, për të evituar problemet e mundshme shëndetësore.
VLORA LATIFI TOPOJANI
