Maqedoni
Rasti i dytë me ethet hemoragjike, KSI: Nuk ka vend për panikë
08.08.2023 15:32
Nuk ka vend për panikë lidhur me gjendjen e re me ethet hemoragjike Krimea-Kongo

Nuk ka vend për panikë lidhur me gjendjen e re me ethet hemoragjike Krimea-Kongo, thotzëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektuese, Zllate. Sipas tij Komisioni nuk pret regjistrimin e më shumë raste të etheve hemorragjike krimea-kongo.
“Paraqitja e rastit të dytë për ne ishte një dëshmi se duhet të dalim me qëndrimin tonë si komision për sëmundje infektive që të dërgojmë porosi qetsuese te popullata me qëllim që të mos ketë shqetësime dhe përhapje të panikut.”, u shpreh zëdhënësi i KSI-së, Zllate Mehmedoviç.
Ai ka sqaruar se rasti i parë ishte një rast i infeksionit të drejtpërdrejtë dhe i dyti sipas të gjitha gjasave është transmetuar përmes gjakut të kontaminuar, ndërsa është vështirë e transmetueshme nga njeriu te njeriu.
Klinika për sëmundje infektive: Gjendja e infermieres është stabile
Nga Ministria e Shëndetësisë informuan se pas konfirmimit të rastit të etheve hemorragjike krimea kongo tek një grua 27-vjeçare, një nga të punësuarit e Klinikës për Sëmundje Infektive u identifikua si kontakt me rrezik të mesëm, në ditën e nëntë të kontrollit ka shfaqur simptoma dhe sipas rezultateve të marra nga Departamenti i ISHP-së është konstatuar rast pozitiv me ethe hemorragjike krimea-kongo. Por gjendja e sajë është stabile thonë nga klinika për sëmundje infektive.
“Duke e pasur parasyshë se paciantja ka sasi jo normale të sekreteve, diskreteve, gjakderdhjes dhe kështu me rradhë, këto përmbajtje infektuese kanë mund të jenë bartur, ndoshta në mënyrë direkte derisa infermierja ka punuar me pacienten ka qenë e mbrojtur, por më pas kur i heq dorezat, maskat, apo veshjen mund të jetë infektuar.”, tha Dobrinka Naunova Jovanovska nga Klinika për Sëmundje Infektive.
Infermierja ka qenë një nga 29 personat nën vëzhgim mjeksorë për shkak të kontaktit me shtipjanen e ndjerë, Inspektoriati Sanitarë dhëndetësorë ka vënë nën vëzhgim edhe 11 persona, 10 antëtarë të familjes së infermieres dhe një kolege të sajë. Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thën se lidhur me këtë rast veprohet konform rekomandimeve të OBSH-së.
GYLTENE SINANI
