Maqedoni

Gjykata e Apelit arsyeton përgjysmimin e dënimit për Nikollov

08.08.2023 15:47

Pendimi, pranimi i fajësisë, rinia dhe premtimi se nuk do ta përsëris veprën penale janë një pjesë prej argumenteve..

Pendimi, pranimi i fajësisë, rinia dhe premtimi se nuk do ta përsëris veprën penale janë një pjesë prej argumenteve për të cilat Gjykata e Apelit e uli dënimin me burgim prej 18 në 8 vjet për Angellçe Nikollovin, i cili vitin që lam pas nën ndikimin e alkoolit në vendkalimin për këmbësor e goditi për vdekje 11 vjeçaren Magdalena. Si rrethanë lehtësuese Gjykata mori faktin që Nikollov nuk ka formuar familje dhe nuk ka pronësi, duke konsideruar se dënimi më i lehtë me burgim do të ndikojë pozitivisht në risocializimin e tij. Ai ishte në ikje për 30 orë dhe më pas vet u parqit në polici. 
 
Koalicioni të gjithë për gjykim të drejtë: Vendi udhëheq politikë të ndëshkimeve të ulëta  
 
Nga koalicioni të gjithë për gjykim të drejtë, thonë se në vend ka dënime të ulta për vepra të tilla penale që shpesh kalojnë si dënime me kusht, duke potencuar se është e pazakonshme që dënimi të jetë ulur përgjysmë.  
 
“Gjykata e Apelit që është dashur të ofrojë shumë fakte të detajuara se pese qëndimet  e saj janë të ndryshme nga Gjykata themelore dhe pse këta gjykatës konsidrojnë se gjykata e shkallës së parë nuk ka miratuar sanksionin adekuat dhe se pse kanë shqiptuar denim të lartë për këtë lloj të veprës penale.”, tha Darko Avramovski nga kolacioni të gjithë për gjykim të drejtë.
 
Edhe qytetarë e anketuar janë të befasuar nga vendimi i Gjykatës së Apelit. 
 
“Turp është kjo nga 18 vjet të ulket dënimi në tetë vjet. Asgjë nuk më çudit në kët shtet, mundet dëmi ti ulet edhe në një vjet ndërsa vajza humbi jetën.”, u shpreh një qytetar. 
 
“Nuk është mire kjo është dashur të ketë denim më të madh e jo ti ulet dënimi që të kujdesen si vozisin.”, u shpreh një qytetare.
 
“Ka qenë nën ndikim të alkoolit, ka ikur nga vendi i ngjarjes është dashur ti rritet dënimi.”, tha një qytetar.  
 
Reaguan edhe nga VMRO-DPMNE duke potencuar se vendimet e tilla janë arsyet për besimin tejet të ulët të qytetarëve ndaj sistemit gjyqësor. 
 
FLUTURA LATIFI