Përvjetori i Marrëveshjes së Ohrit, organizohet “Peace Forum” dhe “Peace Festival”

08.08.2023 16:36

Të rinjtë do të kenë mundësi të njoftohen....

Të rinjtë do të kenë mundësi të njoftohen me përmbajtjen dhe të arriturat e marrëveshjes së Ohrit.

Edhe këtë vit për herë të dytë rradhazi do të organizohet “Peace Forum”, në të cilin do të ligjerojnë personalitete të shquara dhe njohës të[ rrethanave politike në vend.

Duke pasur parasysh nevojën që brezi i ri nga afër të njihet me arterien përmbajtësore të Marrëveshjes së Ohrit, të marrëveshvjes së Prespës, të marrëveshjes për fqinjësi të mirë. Akte, që kanë determinuar perspektivën zhvillimore të vendit, e cilësojnë këtë shkollë si një mundësi të mirë për  të gjithë të rinjtë e vendit. Andaj i ftojmë të gjithë të rinjtë që të hapin ëeb-faqen e ministrisë dhe të aplikojnë sipas uzdhëzimeve për atë thirrje publike” – tha Kushtrim Alla, Zëdhënës në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive.

Marrëveshja e Ohrit do të kremtohet edhe me festival muzikor, në të cilin do të performojnë edhe artistët eminent nga estrada shqiptare.

“Iniciativë që synon për të grumbulluar të gjithë të rinjtë e vendit për të festuar të arriturat e pakontestueshme, popr njëherit duke ndjekur edhe shembujt e metropoleve evropiane, metropoleve botërore, të cilët mundohen që gjatë kësaj periudhe po mundohen që të krijojnë një atmosferë sa më pozitive për të gjithë qytetarët e tyre” – deklaroi Alla.

“Peace Forumi” do të mabhet prej 11 deri 13 korrik në Mavrovë, kurse “Peace Festivali” organizohet mbrëmjen e 13 gushtit, që përon edhe me ditën e marrëveshjes së Ohrit. (Ersan Pajaziti, TVM2)