Botë
Ukrainë, vazhdon kundërofenziva në juglindje
08.08.2023 17:31
Kundërofensiva ukrainase ndaj forcave ruse ka vazhduar në juglindje të shtetit, bëjnë të ditur autoritetet ukrainase....

Kundërofensiva ukrainase ndaj forcave ruse ka vazhduar në juglindje të shtetit, bëjnë të ditur autoritetet ukrainase.
Trupat ukrainase kanë vazhduar të kryejnë sulme ndaj ushtrisë pushtuese ruse në drejtim të Berdijanskut dhe Melitopolit në provincën e Zaporizhjës, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase. Në njoftimin e ushtrisë u tha se forcat ukrainase kanë kryer nëntë sulme ajrore një ditë më parë, duke shënjestruar zonat ku ushtria ruse “ka përqendruar personelin, armët dhe pajisjet ushtarake”.
Ndërkohë shifrat e viktimave nga një sulm rus me raketa në qytetin Pokrovsk një ditë më parë është rritur në shtatë të vrarë dhe pothuajse 70 të plagosur. Forcat ruse kanë kryer shtatë sulme me raketa dhe 42 sulme ajrore gjatë 24 orëve të fundit, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase.
