Maqedoni

Aeroporti ndërkombëtarë i Shkupit, konfiskohen bono thesari 92 milion dollarë

08.08.2023 17:53

Doganat e vendit kanë konfiskuar në aeroportin e Shkupit, bono thesari në vlerë prej 92 milion dollarësh amerikanë....

Doganat e vendit kanë konfiskuar në aeroportin e Shkupit, bono thesari në vlerë prej 92 milion dollarësh amerikanë. 
 
Bëhet fjalë për 184 letra me vlerë, secila nga 500 dollarë që u gjetën tek një shtetas turk, i cili ateroi nga Stambolli. I dyshuari, pasi nuk deklaroi asgjë për doganë është detektuar nga skaneri që në çantën e tij mban diçka. Drejtori i Doganave, Stefan Bogoev tha se letrat me vlerë janë një nga instrumentet që kontrabandohen për të bërë pastrim parash.
 
“Sektori për kontroll dhe hetime menjëherë ndërmori aktivitetet hetuese duke marr në pyetje të dyshuarin, mbledhja e dëshmive plotësuese si dhe informuan dhe u konsultuan me institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare, duke përfshirë Interpolin dhe Selek. Sipas depozitave ligjore të Drejtorisë së Doganave dhe Ligjit për Kundërvajtje, drejtoria jonë paraqiti denoncimin përkatës në Gjykatën kompetente,” ka bërë të ditur drejtori i Doganave Stefan Bogoev.
 
Hetimi vazhdon me hapjen e hetimit financiar për zbardhjen e plotë të rastit në dëshminë e mashtrimit eventual dhe parandalimin e pastrimit të parave tha bogoev. Pas përfundimit të procedurës gjyqësore, Gjykata Themelore Shkup mori aktgjykim, me të cilin janë konfiskuar gjitha bonot e thesarit, kurse personit të dyshuar iu është shqiptuar gjobë në të holla sipas Ligjit për punë me deviza.