Maqedoni
Spasovski: Është ulur kriminaliteti për 12,9%
08.08.2023 18:16
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski informon se në gjashtë muajt e parë të këtij viti...

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski informon se në gjashtë muajt e parë të këtij viti është ulur kriminaliteti për 12,9 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Situata e sigurisë në përgjithësi është stabile në mbarë territorin, pa incidente të regjistruara në shkallë më të gjerë me çka shkalla totale e kriminalitetit është 536 përllogaritur për 100.000 banorë dhe e njëjta është ulur në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur ishte 615,4”, shkruan spasovski në facebook.
Sipas tij gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 9844 vepra penale krahasuar me vitin e kaluar kur janë regjistruar 11 mijë e 304 vepra penale.
