Botë
Kurti: Letra e politikanëve perëndimor e mirëseardhur
08.08.2023 18:31
Kryeministri Albin Kurti ka falënderuar politikanët nga Europa dhe SHBA për letrën e dërguar në Bruksel...

Kryeministri Albin Kurti ka falënderuar politikanët nga Europa dhe SHBA për letrën e dërguar në Bruksel, Washington dhe Londër, përmes së cilës kërkohet qasje e barabartë ndaj Kosovës dhe Serbisë dhe ku ankohen për anim kah Beogradi.
“Faleminderit Alicia Kearns [deputete britanike], Senatorit [amerikan] Bob Menendez dhe Michael Roth [Kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut gjerman], si dhe pjesa tjetër e kryetarëve të komisioneve të punëve të jashtme dhe parlamentarëve të lartë të cilët kanë bërë thirrje për solidaritet me Kosovën dhe një qasje ndaj rajonit më të vëmendshme ndaj kërcënimit që vjen nga qëndrimi dhe veprimet agresive të Serbisë”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Deputetja britanike, Alicia Kearns, që publikoi letrën, tha se atë e kanë nënshkruar dhjetë kryetarë të komiteteve për punë të jashtme dhe 56 deputetë.
Bërnabiq: Ata po mbështesin Kurtin
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka vlerësuar se letra e ligjvënësve evropianë dhe amerikanë, përmes së cilës ata kërkuan qasje më të ashpër ndaj Serbisë është “e mirëpritur”, pasi sipas saj, kjo është “provë e gjallë” që homologu i saj kosovar, Albin Kurti, në të vërtetë gëzon “mbështetje dhe inkurajim të plotë për cenimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan”.
