Futboll

Mesfushori tetovar ka shënuar golin e parë me fanellën e Galatasarayit

04.03.2015 14:24

Blerim Xhemaili më në fund ka gjetur rrugën e golit te skuadra e tij turke, Galatasaray...

Në ndeshjen e zhvilluar në kuadër Kupës së Turqisë ndërmjet Galatasarayit dhe Manisasporit, Xhemaili ishte ndër më të dalluarit, derisa paraqitjen e tij të mirë e stolisi edhe me një gol duke shënuar në minutë 34’, që ishte goli i parë i ndeshjes.
 
Seria e golave vazhdoi përmes mesfushorit Emre Çollak në mintën e 40 nga pika e bardhë kur në zonën e reptësisë u ndalua Blerim Xhemaili.
 
Dy golat tjerë u regjistruan nga Goran Pandev në minutat 68 dhe 88 kështu duke arritur në kuotën e shtatë golave në suaza të Kuëps së Turqisë. 
 
Xhemaili ishte transferuar në Galatasaray në fillim të këtij stinori nga Napoli, ndërsa që nga muaji nëntor kishte mbetur jashtë fushave të blerta për shkak të lëndimit të rëndë që kishte pësuar.
 
Kjo fitore ishte motiv shtesë për skuadrën e Galatasarayit, e cila në fundjavë do të përballet me rivalin e përbetuar, Fenerbahçen.