Fundoset një anije në mesdhe, humbin jetë mbi 40 emigrantë

09.08.2023 11:50

Të paktën 41 emigrantë....

Dyzet e një persona besohet se kanë vdekur pasi një anije me migrantë u fundos afër brigjeve të Tunizisë në Detin Mesdhe, raportoi televizioni shtetëror italian, RAI, duke u bazuar në dëshmitë e katër personave që mbijetuan.
 
Sipas agjencisë së lajmeve ANSA dhe televizionit RAI, katër personat fillimisht u shpëtuan nga një anije malteze në Ngushticën e Sicilisë. Të mbijetuarit më pas u transferuan te rojet bregdetare italiane, të cilët i sollën në ishullin sicilian të Lampedusës.
 
Ky ishull, që është më afër Afrikës sesa tokës italiane, është destiancion i shpeshtë për trafikantët e migrantëve dhe shihet si qendër ku mbahen migrantët. Ishulli është mbipopulluar me ardhjen e migrantëve të rinj gjatë kësaj vere.