Terminet, qytetarët të pakënaqur nga “Termini im”, presim shumë gjatë deri në kontrollë

09.08.2023 12:11

Qytetarët ankohen për sistemin “Termini im”....

Qytetarët ankohen për sistemin “Termini im” sepse presin shumë gjatë për një kontrollë te specialisti. Ata apelojnë kompetentët që të marrin masa për rregullimin e kësaj çështje.

“Termine nuk ka, mjekët na  japin udhëzim prioritar, nëse na pranojnë për kontrollë në Institucionin shëndetësor mirë, nëse jo kthemi prap s’kemi ç’të bëjmë. Kam shumë operacione dhe duhet nëpër kontrolla të shkoj.”

“Termine ka, por duhet me prit, unë gjashtë muaj kam prit për me operu syrin, më herët ska pas kështu termine, por më mirë ka qenë, sot je i sëmurë nuk mund të shkosh në mjek, duhet ta presësh terminin deri sa të vije, nuk është mire, por nuk e di pse.”

“Jo, nuk kam prit shumë, tash isha në fizioterapi, mirë kalova.”

“Kemi pritur si jo, duhet të merren masa që të ketë më shumë termine që më shpejtë të kryejmë kontrollet tona.” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka njoftuar para ca ditëve se po bëhen kontrolle të vazhdueshme për të parandaluar pritjet e gjata që po bëhen nëpër reparte të caktuara, por theksoi se pritja nuk është si më herët. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)