Botë
Francë, gjenden 9 trupa të pajetë, zjarr në ndëtesën e personave me aftësi të kufizuara
09.08.2023 13:05
Autoritetet franceze gjetën 9 trupa të pajetë në një qendër kujdesi për personat me aftësi të kufizuara...

Autoritetet franceze gjetën 9 trupa të pajetë në një qendër kujdesi për personat me aftësi të kufizuara, ndërsa 11 të tjerë janë shpallur të zhdukur. Ngjarja ndodhi në Wintzenheim, pranë kufirit gjerman, rreth orës 6:33 (me orën lokale).
“Situata është e qëndrueshme dhe aktualisht jemi duke kërkuar për eshtrat e atyre që nuk kanë mundur të largohen nga ndërtesa. Ndërsa po flas, nëntë trupa janë gjetur dhe dy janë ende të zhdukur. Vështirësia qëndron në marrjen e aksesit në nivelet në fjalë, pasi Ka një sasi të madhe rrënojash, shumë seksione të shembura dhe një dysheme, qëndrueshmëria e të cilit është shumë e pasigurt. Kjo e vështirëson përparimin dhe operacionet e kërkimit.”, tha Philippe Hauwiller, komandant përgjegjës për operacionet e shpëtimit.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave. Autoritetet e kërkim shpëtimit janë duke kërkuar trupat e 11 të zhdukurve.
