Botë

Lugina e Preshevës, Kosova ndan rreth 255 mijë euro për libra

09.08.2023 13:43

Qeveria e Kosovës ka ndarë rreth 255 mijë euro për tekstet shkollore në gjuhën shqipe për filloristët

Qeveria e Kosovës ka ndarë rreth 255 mijë euro për tekstet shkollore në gjuhën shqipe për filloristët shqiptarë që jetojnë në tri komunat në jug të Serbisë.
 
“Vitin e kaluar kemi ndarë mjete financiare me qëllim të pajisjes me tekste mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë të shkollave fillore në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Ndihma jonë për bashkëkombësit tanë është jo vetëm nevojë, por edhe obligim i yni që të mbrojmë të drejtat e tyre elementare”, tha ai.
 
Kërkesa për ndarjen e këtyre mjeteve është bërë nga Këshilli Kombëtar Shqiptar. Ky këshill edhe më herët ka kërkuar që komuniteti shqiptar në Serbi të ketë të drejta të njëjta që gëzon komuniteti serb në Kosovë.
 
Në mesin e këtyre të drejtave është përmendur edhe sigurimi i teksteve shkollore në gjuhën shqipe, duke argumentuar se komunitetit serb në Kosovë i lejohet përdorimi i materialeve mësimore nga Republika e Serbisë. Përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, shpesh janë ankuar se diskriminohen nga autoritetet në Serbi.
Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, shqiptarët janë pakica e katërt më e madhe në Serbi, përkatësisht në këtë shtet jetojnë 61.687 shqiptarë.