Botë

Tajvan, Kina bën incursion ajror

09.08.2023 13:58

Dhjetë avionë të forcave ajrore të Kinës kanë hyrë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit...

Dhjetë avionë të forcave ajrore të Kinës kanë hyrë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit, të shoqëruar nga pesë luftanije kineze dhe janë përfshirë në patrullime “për gatishmëri luftarake”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit.
 
Sipas autoriteteve në Tajvan, kjo është hera e dytë brenda javës që Kina kryen inkursion. Tajvani vazhdimisht është ankuar për aktivitetet e ushtrisë kineze pranë ishullit gjatë tre vjetëve të fundit, përderisa Pekini po rrit presionin duke tentuar që të detyrojë ishullin që të pranojë sovranitetin e Kinës. Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit tha se ka detektuar 25 avionë luftarakë kinezë të përfshirë në operacionet në det.
 
Qeveria e Tajvanit, e zgjedhur në mënyrë demokratike, refuzon pretendimet e Kinës mbi sovranitetin e ishullit, duke thënë se vetëm populli i Tajvanit mund të vendos për të ardhmen e vet.