Maqedoni
Pensionistët në protestë, kërkojnë rritje lineare prej 3.500 denarë
09.08.2023 15:23
Është bërë luks të blesh shalqi, ilaçe, të shkosh me pushime – thonë pensionistët...

Është bërë luks të blesh shalqi, ilaçe, të shkosh me pushime – thonë pensionistët, të cilët të indinjuar nga të ardhurat e ulëta dolën në një protestë të re. Ata kërkuan rritje lineare prej 3.500 denarë dhe rritje të pensionit minimal. Ata thanë se lufta e tyre nuk është politike, por ekzistenciale, pasi siç thanë ata, me këto të ardhura nuk mund të përballojnë një jetë të denjë.
“Kërkesa e parë është që të rritet pensioni minimal dhe sa më shpejtë. Lartësie e pensionit minimal të jetë në nivel të pagës minimale dhe kërkesa e dytë është që rritjet të jenë lineare dhe jo në prëqindje.”, u shpreh një protestues.
“Çmimi i rrymës është ngritur, po ashtu ngrohja qëndrore, uji, telofoni ndërsa për ushqimin mos të flasim. Nuk kemi kërkuar ende shalqi prej asaj që nuk mundemi ti lejojmë vetës të blejmë fruta, mos të bisedojmë për djath, kashkavall. Nipërve nuk mund ti blejmë edhe një çokollatë.”, tha një protestues.
MPPS: Protesta të motivuara politikisht
Sipas Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, protestat e pensionistëve janë politikisht të motivuara. Ata mohojnë se Fondi i Sigurimeve Pensionale dhe Invalidor është në krizë dhe se shteti është vonuar me pagesat drejt bankave.
“Me ndryshimet më të fundit në Ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor, i cili ka hyrë në fuqi në mars të vitit 2022, dhe me futjen e mënyrës së re të rregullimit të pensionit, me përshtatjen në një model të kombinuar prej 50% rritje të pagës mesatare dhe 50%. Rritja e kostos së jetesës së pensioneve u rrit me rreth 21%. Rregullimi i parë në shtator 2022 ishte 6.8%, i dyti në mars 2023 – 8.4% dhe parashikimi aktual për shtator 2023 – të paktën 6 për qind. Asnjë nga këto rritje nuk ka kërcënuar stabilitetin e Fondit dhe as nuk ka penguar pagesën e rregullt të pensioneve.”, - thuhet mes tjerash në kumtesën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.
Qeveria njofton se së shpejti do të promovojë masa të reja dhe do të sigurojë një jetë dinjitoze për grupin më të vjetër të qytetarëve.
GAZMEND KURTISHI
