Likovë, zgjidhet “konflikti” i EVN-së me banorët

09.08.2023 15:27

Ka filluar modernizimi i pajisjeve të shpërndarjes elektrike në fshatin Sllupçan....

Ka filluar modernizimi i pajisjeve të shpërndarjes elektrike në fshatin Sllupçan të Likovës. Ekipet e EVN-së janë në terren dhe po punojnë pa probleme në ndërrimin e njehsorëve dhe shtyllave.

Kompania u sigurua se punonjësit do të mund të punojnë  pasi janë tejkaluar keqkuptimet me vendasit.

Nga komuniteti lokal të kënaqur pasi janë plotësuar dy nga kërkesat, njëra që  shfrytëzuesit e ndihmës sociale do të mund t'i paguajnë me këste faturat e vonuara ndërsa tjetra që në llogari të  kompanisë të jetë sigurimi i rrjetit deri tek njëhosrët e rinjt. 

“U pajtuam që të paguajmë faturat si të gjithë qytetarët në vend, të kemi rrymë për të gjithë dhe  kushdo që dëshiron të ndërtojë një shtëpi të re EVN-ja është e obliguar që të sigurojë shtylla , gjë që është normale. Ne do të paguajmë aq sa shpenzojmë si të gjithë qytetarët në Maqedoni, nuk duam të jemi pikë e zezë siç na paraqesin ata” – tha Kryetari i Këshillit të Komunës së Likovës. 

Nga Sllupçani mohojnë se vetëm 20 për qind e banorve paguajnë faturat, edhe pse  nga EVN  dolën me informacione se po pësojnë humbje të mëdha. Ata theksojnë se mbi 60 për qind e vendasve i paguajnë faturat.

“Rrjeti në Sllupçan është ndërtuar pas konfliktit të vitit 2001 dhe nga  atëherë nuk është instaluar asgjë. Këto trafostacione janë prej atëherë, ka probleme të mëdha me shtyllat  por EVN premtoi se do të intervenojnë.” – u shpreh Shaini.  

Problemi i banorëve me EVN-ka zgjatur  disa muaj, disa nga banorët kanë reaguar vetë, pasi në disa raste fshati dhe fshatrat për reth mbetën pa  energji elektrike.

Për zgjidhjen e problemit duheshte që të intervenojnë kryeatari i Likovës si dhe ministri i ekonomisë. (Gazmend Kurtishi, TVM2)