Botë
Mustafa: javën që vjen propozimi për Gjykatën Speciale
04.03.2015 14:55
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë të ditur se më së largu deri në fillim të javës së ardhshme do të procedohen në kuvend ndryshimet kushtetuese, të nevojshme për themelimin e Gjykatës Speciale...

Mosformimi i kësaj gjykate do të ishte dështim shumë i madh për Kosovën, pasi do ta kthente vendin në vitin 1999, ka vlerësuar Mustafa.
“Ose në fund të kësaj jave ose në fillim të javës tjetër ne do të procedojmë propozimin për ndryshimin e kushtetutës, e cila pastaj hapë mundësi për themelimin e kësaj gjykate. Pas kësaj edhe gjykata kushtetuese duhet ta japë mendimin e saj paraprak, para se ky dokument të aprovohet dhe shqyrtohet ne Kuvendin e Republikës së Kosovës. Është një çështje që nuk është e lehtë, është një detyrim që e kemi marrë, është një çështje që i ndihmon Kosovës në mënyrë që ne të spastrojmë të gjitha dyshimet lidhur me veprat e ndryshme”- deklaroi kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Kjo gjykatë, e cila nga një pjesë e opozitës shihet si përpjekje për të dëmtuar imazhin e luftës çlirimtare dhe të Kosovës, do të merret me shqyrtimin e akuzave të ish-senatorit zviceran, Dick Marty, ku pretendohet se pjesëtarë të UÇK-së kanë kryer krime lufte gjatë luftës së fundit në Kosovë.
GYLTENE SINANI
