Masat e BE-së ndaj Kosovës, MPJ: Kosova pret heqjen e masave nga BE

09.08.2023 16:15

Kosova është duke pritur përgjigje....

Kosova është duke pritur përgjigje në lidhje më heqjen e masave të BE-së pasi qeveria po zbaton marrvesjen e Bratisllavës për deeskalim thotë, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi.

Në këtë drejtim tanimë janë bërë hapa konkret për të çuar në zgjedhje të parakohëshme katër komunat në veri.

“Presim hapa tutje sipas marrveshjes që zv/kryemisnitri Besnik Bislimi ka negocuar në Bruksel. Unë nuk jam përfaqësuese e BEsë këtu mpërfaqësoj Republikën e Kosovës ne vazhdimisht kërkojmë arsyet tona dhe presim në këtë drejtim përgjigje nga pala tjetër” – tha Zv.Ministrja e Punëve të Jashtme, Liza Gashi.

LDK: Sanksionet gabim strategjik

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka kërkuar heqjen e menjëhershme të sanksioneve të ndërkombëtareve ndaj Kosovës.  Sipas Gashit, kryeministri Albin Kurti i ka bërë të gjitha lëshimet por ende nuk i janë hequr Kosovës sanksionet.

“Kosovës t’i hiqen menjëherë sanksionet. Kosova nuk duhet që të jetë në sanksione ndërkombëtare. Është gabim strategjik dhe politik.Kryeminsitri Kurti ka menduar se këto punë janë hajgare. Është vështirë me ardhur deri te sanksionet por është dhjetra here më vështirë me i hequr sanksionet” – deklaroi Shefi i grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Qeveria e Kosovës e ka cilësuar si pozitive për shtetin letrën që mbi 50 deputetë ia dërguan kryediplomatëve të BE-së, SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke kërkuar qasje më të ekuilibruar dhe më proporcionale të bashkësisë ndërkombëtare me Kosovën dhe Serbinë. (Gyltene Sinani, TVM2)