Maqedoni

“Parapërgaditje për dimër”, vazhdojnë aktivitet e remontit në KME Manastir

09.08.2023 17:05

KME “Manastir” po përgatitet për sezonin e ri të ngrohjes...

KME “Manastir” po përgatitet për sezonin e ri të ngrohjes. Në uzinë po kryhen riparime, aktualisht po punohet në bllokun e dytë dhe operimet e planifikuara duhet të përfundojnë brenda shtatorit. Blloku 1 dhe blloku 3 janë në funksion dhe prodhojnë vazhdimisht energji elektrike. Pjesa më e madhe e punës është për rikonstruksionin e kullës ftohëse të njësisë 2, projekt i nisur dy vite më parë. Pllakat e asbestit do të zëvendësohet me panele ekologjike.
 
“Po punohet në riparimin e bllokut 2, ashtu që ky remont është rreth 60 ditë, ashtu që po punohet në modernazimin e kullës së njësisë 2.”, tha Pece Matevski, drejtor i KME Manastiri.
 
“Janë bërë pllaka të reja, pra janë ndëruar dhe modernizuar pllakat në të dyja anët e kullës dhe në një pjesë është ndërruar pjesa e asbestit me materiale më të modernizuara.”, tha Aleksandar Maskov, drejtor i Termo-Elektranave.
 
Në minierën e Suvodolit po përfundojnë aktivitetet për lëvizjen e sistemit të qymyrit. Janë blerë pjesë dhe pajisje të reja. 
 
“Më e komplikuar ishte zhvensoja e stacioneve lëvizëse, për shkak se janë shumë të rënda dhe duhet shumë mund dhe shumë makineri që të vendosen në pozicionet e reja.”, tha Dimitar Petkovski, drejtor teknik i minierave.
 
Në Suvodol ka rreth 15 milionë tonë qymyr, mjaftueshëm për 10 vjet punë. Me punimet e reja nuk duhet të ketë asnjë problem në furnizimin me energji elektrike.
 
ERSAN PAJAZITI