Duro: Pretendojmë të jemi në “play – off”
09.08.2023 17:42
Kampioni aktual i vendit skuadra e Struga Trim Lum, të enjten pasdite në Shkup, do të orvatet që përballë modestëve nga Luksemburgu...

Kampioni aktual i vendit skuadra e Struga Trim Lum, të enjten pasdite në Shkup, do të orvatet që përballë modestëve nga Luksemburgu, para ndeshjes së kthimit të bëjë një rezultat të mirë. Trajneri i struganëve doli para gazetarëve, se bashku me futbollistin Radevski. Duro, tha se futbollistët e tij me padurim e presin këtë takim dhe siç tha:- secila ndeshje evropiane është motivim plus për mbi luajtje. Trajneri thotë se të përzgjedhurit e tij nuk e kanë luksin për ta nënçmuar kundërshtarin.
“Motivimi nuk diskutohet si një skuadër si ne, skuadër e re. Patjetër se e presim jashtëzakonisht me motivim këtë takim sepse pretendojmë dhe jemi pranë play off-it...... Me ndryshime shumë të vogla, ka për formuar shumë mirë në të katër ndeshjet. Ndeshje shumë të mira me Zhalgiris me Buducnostin dhe të them kjo ma rrit besimin. Skuadra ka lojë ka stabilitet nga ndeshja në ndeshje. Sa i përket formacionit ai është një tip i të gjitha ndeshjeve pak a shumë, me ndryshime fare fare minimale.”, tha Shpëtim Duro, trajner i Struga TL
Heroi nga ndeshja me malazezët e Buduçnostit, Marjan Radevski, beson se ai me bashkë lojtarët do ia dalin nga këto dy ndeshje dhe se do luajnë në “play-off”. Ai thotë se kanë respekt maksimal për kundërshtarin.
“Na pret një ndeshje mjaft e vështirë, me një skuadër mjaft cilësore. I kemi shikuar dhe i kemi analizuar me të vërtetë bëhet fjalë për skuadër të mirë. Të gjithë e japin makismumin, të gjithë jemi si një familje. Ndoshta ky është edhe çelsi që kemi një sukases të këtillë dhe mendoj se kjo do të vazhdon edhe më tej si ekip që jemi. Dhe të gjithë së bashku do të arijmë sukses edhe më madh” deklaroi futbollisti Marjan Radevski
Ndeshja Struga Trim Lum – Esperange, do të luhet të enjten në qendrën stërvitore të FFM-së, në Shkup,me fillim në ora 17:00. Ndërkohë Komisioni i garave pranë FFM-së, me kërkesë të skuadrës së Struga Trim Lum, ka marrë vendimin që kryendeshja e xhiros së dytë të LPFM-së, të luhet më 30 gusht.
