Galatasaray, PSV dhe Braga në “play off”?

09.08.2023 17:44

Skuadra turke e Galatasarajit, holandezja e PSV-së, si dhe portugezët e Bragës...

Skuadra turke e Galatasarajit, holandezja e PSV-së, si dhe portugezët e Bragës, kanë bërë një hap të madh drejt kualifikimin për në fazën e “play offit” për Ligën e Kampionëve Evropian. Këta në ndeshjet e para kanë shënuar fitore të larta me nga 3 gola diferencë.
 
PSV-ja në terren vendas  me rezultatin 4:1 I mundi austriakët e Shturm Graz. Turqit e Galatasaray në transfertën e Lubjanës me rezultatin 3:0 e mundën Olimpinë. Me të njëjtin rezultat vetëm në terren vendas Braga, i mundi kampionët e Serbisë skuadrën e Baçka Topolla. Kampioni i Ishujt Faroe, Klasvik, ka bërë edhe një befasi të madhe. Përpos që ka siguruar së paku grupet e Ligës së Konferencës, këta pas fitores së mbrëmshme 2:1 ndaj norvegjezëve të Molde, janë shumë pranë kualifikimit në “play offin” e Ligës së Kampionëve. Pa gola përfundoi ndeshja Kopenhaga – Sparta Pragë.
 
Sonte në program do të jenë tri ndeshje të tjera në të cilat do të përballen:- Sllovani nga Bratisllava me Makabi Haifa, Panatenaikosi grek me Olimpik Marsej si dhe Renxhersi me zvicranët e Servet.
 
LIGA E KAMPIONËVE
  • Kopenhagen - Sparta P.    0-0
  • Rakoë Czestochoëa - Aris Limassol 2-1 
  • KI Klaksvik - Molde 2-1 
  • Olimpia - Galatasaray 0-3 
  • PSV Eindhoven - Sturm Graz 4-1 
  • Braga - Baçka Topola 3-0 
  • Sllovan Br. - Maccabi H.
  • Panathinaikos - Olympique M. 
  • Rangers - Servette