Ballkani dhe Partizani synojnë “play-off”-in

09.08.2023 17:47

Të enjten mbrëma edhe dy skuadrat shqiptare rikthehen në aksion në garat ndërkombëtare....

Të enjten mbrëma edhe dy skuadrat shqiptare rikthehen në aksion në garat ndërkombëtare. Kampionia e Shqipërisë, Partizani, kampioni i Kosovës, do të zbresin në fushën e blertë për të zhvilluar ndeshjet e para të eliminatoreve për Ligën e Konferencës së UEFA-së.
 
Në kryeqytetin e Letonisë, kampioni i Shqipërisë,  Partizani do të zbresë në stadiumin “Jana Dalina” do të ndeshet me Valmiera, pasi, ashtu sikundër edhe Struga, i fitoi të dy takimet e turit të dytë. Ndërkaq në kryeqendrën e Kosovës, Ballkani pret skuadrën nga Luksemburgu, Linkoln Red Imps. Po ashtu edhe skuadra nga Suhareka i fitoi të dy përballjet e turit të dytë eliminator. Të tri skuadrat Struga, Ballkani dhe Partizani, synojnë kalimin në “play-offin” e Ligës së Konferencës, që është edhe hapi i fundit drejt fazës shumë të ëndërruar të grupeve, aty ku vetëm skuadra e Ballkanit, arriti sezonin e shkuar. 
 
LIGA E KONFERENCËS
  • STRUGA T.L -  Sëift Esperange
  • Valmeira – PARTIZANI
  • BALLKANI - Linkoln Red Imps
  • Neftçi – Beshiktash
  • Legia – Austria V.
  • Fenerbahçe - Maribori