Kombëtarja shqiptare, Sylvinho: Ëndërrojmë kualifikimin në Euro 2024

09.08.2023 18:09

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Silvinho, që tani është duke menduar për sfidat e shtatorit në eliminatoret e Euro 2024...

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Silvinho, që tani është duke menduar për sfidat e shtatorit në eliminatoret e Euro 2024 ku “kuqezinjtë” do luajnë kundër Çekisë dhe Polonisë. Për këto dy sfida, aventurën e tij shqiptare, por edhe objektivat e së ardhmes, tekniku brazialian ka folur në një intervistë të gjatë për “Radio Marca” në Spanjë. Tekniku brazilian nuk e fsheh objektivin e parë madhor që beson se do ta arrijë në pankinën e kombëtares shqiptare. 
 
“Presioni nuk është, por është ëndrra e vendit. Megjithatë është një grup i fortë, i vështirë dhe shumë i ekuilibruar. Gjërat po shkojnë kështu, të gjithë po luftojnë, edhe ne jemi në garë. Është e vështirë, një grup i komplikuar, por më pëlqen. Më pëlqen që të bëjmë punën mirë, detajet, shumë punë. Është një ëndërr, duam të jemi në Gjermani 2024”,- ka thënë për Marca, shefi pankinës së kombëtares shqiptare. 
 
Me Silvinjon në pankinë, Shqipëria renditet në vendin e dytë të “Grupit E”, eliminator të Euro 2024 me dy fitore dhe një humbje. Por vendimtare mund të jenë dy sfidat e shtatorit, ku kuqezinjtë do të luajnë kundër Çekisë në transfertë më 7 shtator dhe tre ditë më pas do të presin Poloninë në “Air Albania”.