Lojërat studentore, Chengdu: Mbyllet Universiada e 31-të Botërore

09.08.2023 18:12

Në Chengdu të Kinës, kanë përfunduar Lojërat e 31-ta Botërore të Universiteteve të njohura si Universiadë....

Në Chengdu të Kinës, kanë përfunduar Lojërat e 31-ta Botërore të Universiteteve të njohura si Universiadë. Para ceremonisë së mbylljes, si ndeshja e fundit e ditës së fundit të Lojërave, u zhvillua finalja e vaterpolit për meshkuj. Italia, Hungaria dhe Gjeorgjia morën medaljen e artë, të argjendtë përkatësisht të bronzit. 
 
Universiada e Chengdu-së kishte gjithsej 18 disiplina, në të cilat u dhanë 269 medalje të arta pas konkurrimit të 6.500 sportistëve nga 113 vende dhe rajone të botës prej 28 korrik dëshmuan shkathtësitë e tyre sportive. Studentët kinezë morën pjesë në të 18 disiplinat, duke fituar 103 medalje të arta. Pas  nikoqirit të këtyre lojërave studentore  me medalje të fituara u renditën:- Japonia, Koreja e Jugut, Italia dhe Polonia. 
 
"Unë mendoj se Universiada e Chengdu-së do të jetë një shembull për lojërat e ardhshme universitare," tha Leonz Eder, i ngarkuari me detyrën e presidentit të FISU-t. 
 
"Ne jetojmë në një botë plot pasiguri e përballemi me një të ardhme të pasigurt. Erdhëm këtu, duke duartrokitur njëri-tjetrin, me paqe. Kjo na ka treguar rrugën për të ardhmen”, tha Eder. 
 
Në pjesën e fundit të ceremonisë së mbylljes u zhvillua ceremonia e dorëzimit të flamurit. Flamuri iu dorëzua Mahmut Ozdemir, Sekretarit Parlamentar të Shtetit në Ministrinë e Brendshme dhe Komunitetit të Gjermanisë.  Si mikpritës i Universiadës së 32-të në vitin 2025, Rhein-Ruhr i Gjermanisë vuri në skenë një shfaqje teatrale.