US Open, Fondi shpërblyes do jetë 65 mln dollarë

09.08.2023 18:15

Fondi shpërblyes për Grand slam turneun e fundit për këtë vit “US Open”, do të ritet për 8%...

Fondi shpërblyes për Grand slam turneun e fundit për këtë vit “US Open”, do të ritet për 8%, krahasuar me atë të vitit 2022, bënë publike organizatorët. Fondi i sivjem i turneut që mbahet në Neë York, do të jetë rekord dhe arrin shifrën e 65 milion dollarë (59,2 milion euro). Fituesit e turneun në të dyja konkurrencat do të marrin nga 3 milion dollarë, shumë kjo që është për 15% më e madhe se ajo e vitit ta kaluar, ndërsa humbësit në finale do të marrin nga 1.5 mln.
 
Dollarë. US Open, sivjet shënon 50 vjetorin e  barazimit të fondit shpërblyes për meshkuj dhe femra. Turneu i sivjem US Open, do të mbahet prej 28 gusht deri me 10 shtator. Titujt e kampionit do ti mbrojnë tenisti numër 1 në botë spanjolli Carlos Alcaraz dhe Iga Sëiatek nga Polonia.