Maqedoni
Parashikimi i motit
10.08.2023 11:08
Këtë të enjte moti do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësira të ulëta deri në mesatare....

Këtë të enjte moti do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësira të ulëta deri në mesatare. Ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 7°C deri në 17°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 25°C deri në 31°C.
Në Shkup do të mbajë mot më i freskët në mëngjes, me diell gjatë ditës me vranësira të ulëta deri në mesatare dhe me erë të dobët të ndryshueshme. Temperatura minimale do të zbresë deri në 11°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 29°C.
Në ditët në vijim moti do të ketë destabilizim të përkohshëm dhe paraqitje lokale të reshjeve të rrëmbyeshme. Më pas pason një periudhë moti stabil dhe më i ngrohtë.
