Maqedoni
Aksident trafiku, dy të vdekur nga aksidenti mes katër veturave
10.08.2023 11:17
Dy persona humbën jetën teksa 3 të tjerë mbetën të plagosur rëndë në një aksident që ndodhi...

Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë lënduar rëndë në aksidentin rrugor në Rosoman. Vdekja e të dy personave është konstatua në vendin e ngjarjes, ka njoftuar mjeku Ratko Gërkov, drejtuesi i Shërbimit të Urgjencës në Kavadar.
“Shërbimi mjekësor i urgjencës menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes pas raportimit për një aksident në afërsi të Rosomanit, me tre ekipe. Janë përfshirë edhe punonjësit që nuk ishin në turn, por ishin të gatshëm të ndihmonin në çdo moment.”, deklaroi Gërkov për agjencinë e lajmeve MIA.
Sipas informacioneve të para, ka pasur aksident zinxhiror ku janë përfshirë katër automjete. Në terren ka ndërhyrë edhe Njësiti zjarrfikës i Kavadarit me dy vetura dhe gjashtë zjarrfikës.
