Maqedoni
Ligjin e ri për akademinë për gjyqtarë, MD: KE me vlerësime pozitive në skrining raportin
10.08.2023 13:56
Vlerësimet e Komisionit Evropian për Ligjin e ri për Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë...

Vlerësimet e Komisionit Evropian për Ligjin e ri për Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë, kanë inkurajuar Ministrinë e Drejtësisë të besojë se është në rrugë të mbarë në procesin reformues. KE në skrining Raportin për Klasterin 1 “Vlerat Themelore”, sipas Ministrisë së Drejtësisë konstatoi se Akademia për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë mbetet një pikë e ndritur në procesin e reformës në sistemin e drejtësisë.
“Me këto ndryshime mundësohet marrja e një certifikate të unifikuar për trajnimin fillestar të përfunduar për gjyqtar dhe prokuror publik. Komisioni Evropian vlerëson se kjo paraqet një përfitim të madh në ngritjen e cilësisë së përzgjedhjes së më të mirëve të cilët janë paraqitur në shpalljet për pranim në trajnimin fillestar të Akademisë.”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.
Ligji gjithashtu parasheh unifikimin e praktikës gjyqësore përmes rritjes së vëllimit të trajnimeve për gjyqtarët në kuadër të Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë, si dhe ripërcaktimin e mënyrës së dhënies së provimit pranues dhe atë përfundimtar duke u bazuar në parime dhe kritere objektive për vlerësimin e njohurive të kandidatëve.
ERSAN PAJAZITI
