MPB, stacion i ri policor në Gjorçe Petrov
Për më pak se 14 muaj, në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit do të ketë stacion të ri policor...

Ministria e Punëve të Brendshme sot vuri gurthemelin e objektit i cili do të shtrihet në hapësirë prej 1400 metër katrorë, 800 metra katrorë do të shfrytëzohen për nevojat e policisë, ndërsa të tjerët do të dedikohen për shërbimet e zjarrfikësve.
“Ky stacion është me shumë rëndësi dhe ne një kohë të gjatë kemi bashkëpunuar me kryetarin e Komunës Gjorçe Petrov dhe me qytetin e Shkupit. Në bisedën e sipër me banorët e kësaj komune, kemi kërkuar zgjidhje për dislokimin e stacion policor ekzistues i cili në barakë gjendet prej vitin 1963”- deklaroi ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.
Stacioni policor në lagjen Gjorçe Petrov është i ndërtuar para 50 viteve dhe i njëjti mbulon mbi 77 mijë banorë në zonat përreth. Stacioni i ri policor në këtë lagje MPB–së do t’i kushtojë 44 milionë denarë. (Rexhep Qamili, TVM2)
