Maqedoni

Ndryshimet kushtetuese, LSDM: VMRO-në të përkrah manifestin

10.08.2023 14:19

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë edhe njëher i ka bërrë thirrje partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE.....

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë edhe njëher i ka bërrë thirrje partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE dhe liderit të tyre Hristijan Mickovski që t’i bashkohen bllokut të interesave shtetërore, kombëtare dhe nacionale, para se të bëhet vonë. Sipas deputetit të kësaj partie Darko Kaevski kjo mundësi për VMRO-DPMNE dhe liderin e tyre po ngushtohet çdo ditë e më tepër, dhe se manifesti për negociata me BE-në, pas të cilit qëndronte LSDM dhe të gjitha partitë politike nga shumica parlamentare, është një bazë e mirë për unifikimin e rrugës evropiane.
 
“U bëjmë thirrje të gjitha partive politike dhe veçanërisht DPMNE-së që ta mbështesin këtë dokument të rëndësishëm për të ardhmen evropiane. Për rrjedhojë, manifesti duhet të përfshijë edhe ndryshimet kushtetuese, pas të cilave duhet të qëndrojnë të gjitha partitë politike dhe deputetët që mendojnë mirë për shtetin. Dritarja e mundësive që Hristian Mickoski t'i bashkohet bllokut evropian po mbyllet dalëngadalë. Me mbështetjen e manifestit dhe të Ndryshimeve Kushtetuese Mickovski dhe DPMNE-ja në vepër do të tregojnë se janë për ardhmërin europiane të vendit, në të kundërtën tregojnë se janë vetëm blefe deklarimet e tyre janë janë për Maqedoni në BE.”, tha deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski. 
 
VMRO: Me manifestin shumica blen kohë  
 
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, të cilët konsiderojnë se partitë në qeverisje kërkojnë konsensus vetëm për të qëndruar edhe disa ditë në pushtet për të vjedhur dhe pasuruar. Sipas tyre amendamentet kushtetuese në rrethana të tilla VMRO-DPMNE dhe koalicioni nuk do të pranojnë, dhe kjo është e qartë për BDI-në dhe Kovaçevskin. 
 
“Duke ditur se nuk kanë dy të tretat e shumicës për amendamentet kushtetuese, Ahmeti dhe Kovaçevski po blejnë kohë me të ashtuquajturin Manifest, dokument ky që është shkruar në selinë e BDI-së, dhe pa asnjë konsultim të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit. Kriminelët e BDI-së dhe SDS-së kërkojnë konsensus vetëm për të qëndruar edhe disa ditë në pushtet për të vjedhur dhe pasuruar. Amendamentet kushtetuese në rrethana të tilla VMRO-DPMNE dhe koalicioni nuk do të pranojnë, dhe kjo është e qartë për BDI-në dhe Kovaçevskin. I vetmi konsensus që mund të jetë i pranueshëm është për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.”, thuhet në komunikatin e VMRO-DPMNE-së.
 
Sipas partive në pushtet RMV pas 17 vitesh pritje i filloi negociatat me BE-në, procesi i skriningut po ecën mirë dhe më pas është hapja e kapitujve të parë, që kërkon miratimin e amendamenteve kushtetuese, sipas Kornizës Negociatore.
 
FITIM KRYEZIU