Maqedoni
Deponitë e egra në Shkup, NP Higjiena Komunale largoi 45 m3 mbetje
10.08.2023 14:36
Edhe përskaj apeleve të shumta të institucioneve kompetente, një pjesë e qytetarëve vazhhdojnë të kenë vetëdije të ulët për sa i perket hedhjes...

Edhe përskaj apeleve të shumta të institucioneve kompetente, një pjesë e qytetarëve vazhhdojnë të kenë vetëdije të ulët për sa i perket hedhjes së mbeturinave. Në kontenierët e kryeqytetit për çdo ditë shohim mbeturina, inerte apo orendi shtëpiake, gjë që është e ndaluar edhe me ligj. Për t’u përballur me këtë situatë, ekipet e Higjienës Komunale vazhdojnë të zbatojnë aktivitete të shtuara në terren.
“Eko-Patrulla e NP Higjiena Komunale –Shkup kryen mbikëqryje të disa mikro lokaliteteve në rrugën Petar Manxhukov në komunën e Butelit, ku është vënë re hedhje e vazhdueshme e pa rregullt e mbetjes në sipërfaqe publike. Janë realizuar edhe aktivitete edukativo-informative me më shumë njerëz të cilët janë parë duke e thyer Ligjin për Pastërti Publike me hedhje të mbetjes jashtë vendeve të dedikuara për këtë qëllim. Njëherësh, ekipet e Ndërmarrjes kanë larguar gjithsesj 45 metër kub mbetje nga deponitë e egra të lokalizuara në afërsi të Shtëpisë Maqedonase në komunën e Karposhit, në rrugën Slavej planina në komunën e Çairit, si dhe në më tepër lokalitete në komunën e Kisela Vodës.”, thuhet në njoftimin e NP Higjiena Komunale.
Gjithashtu NP Higjiena Komunale-Shkup këto ditë realizon ngritjen dhe transportimin e mbetjes së seleksionuar në enët e specializuara për hedhjen e qelqit, kartonit dhe ambalazhit plastik, të vendosura në territorin e Qytetit të Shkupit.
BELINDA KOKA ADEMI
