Maqedoni

Qendra për menaxhim me kriza, shuhen 25 zjarre në më shumë lokacione

10.08.2023 14:57

Edhe përskaj faktit se në vend po mbretëron kohë e ndryshueshme me vranësira dhe në vende të caktuara edhe me shi...

Edhe përskaj faktit se në vend po mbretëron kohë e ndryshueshme me vranësira dhe në vende të caktuara edhe me shi, Qendra për menaxhim me kriza gjatë ditës së djeshme ka intervenuar në 25 lokacione për shuarjen e zjarrve. Gjashtë zjarre janë shuar  në rrethinën e Kumanovës, katër në rrethinën e Shkupit, dy në Ohër dhe Veles dhe nga një në Sveti Nikollë, Shtip dhe Gjevgjeli. Janë shuar edhe zjarre në Novaci, Karbincë, Dollneni dhe Llozovë. Nga Qendra për menaxhim me kriza u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm që të mos shkaktojnë zjarre. 
 
“Tharja e vegjetacionit  rritet çdo ditë. Të gjitha zjarret e deritanishme këtë sezon janë shkaktuar nga njerëzit. Pjesa më e madhe prej tyre janë shkaktuar paqëllim nga pakujdesia, ndërsa për disa ka dyshime për djegie të qëllimshme.”, thonë nga Qendra për menaxhim me kriza.
 
Enti Hidrometeorologjik: Nga e hëna pritet stabilizim i motit 
 
Këtë javë vendi do të përballet me temperatura më të ulta dhe me mot të ndryshueshëm, por javën që vjen pritet stabilizim i motit dhe rritje e temperaturave ditore thonë nga Enti Hidrometeorologjk. Nga ky institucion thonë se do të fryejë erë veriore që do të kontribojë në rritjen e temperaturave ditore, me fillim nga dita e hënë. 
 
“Nga e hëna do të kemi rritje të temperaturave, të hënën tempertaura maksimale do të jetë në interval prej 28 deri në 36 grad celsius, ndërsa të martën do të kemi temperatura prej 29 deri në 37 grad celsisus. Të martën dhe mërkurën në orët e pasdites poashtu pritet të ketë shi që do jetë i shoqëruar me vetëtima.”, tha Jovanka Taseska, sinoptikane në Entin Hidrometeorologjik.
 
Javën që vjen vendin do ta përfshijë vale afrikane e të nxhetit por e njejta nuk do të sjell temepatura ekstreme të ajrit, ndërsa temepratura e mëngjeseve do të ulet prej 8 deri më 18 grad në pjesët jugperendimore të vendit. 
 
FLUTURA LATIFI