Maqedoni
Ethet hemorragjike, infermierja e infektuar në gjendje stabile
10.08.2023 15:49
Infermierja e Klinikës për Sëmundje Infektive e cila është e infektuar me Ethet hemorragjike Kongo-Krime...

Infermierja e Klinikës për Sëmundje Infektive e cila është e infektuar me Ethet hemorragjike Kongo-Krime është në gjendje stabile, po hyn në fazën ku pritet gjakderdhja dhe nga sot do të fillojë me marrjen e ilaçit “ribavirin”, informoi drejtoresha e Klinikës Infektive Milena Stevanoviq. Ajo theksoi se Ilaçi ka arritur ditën e djeshme dhe përdoret në format e rënda klinike të sëmundjes dhe është një ilaç antiviral, qëllimi i të cilit është të zvogëlojë fuqinë e virusit.
“Sa i përket dilemave në opinion nëse ilaçi është dashur të jepet më herët, jo nuk është dashur. Ne i përmbahemi përvojave të botës dhe bëjmë gjënë e duhur me çdo hap. Fatkeqësisht, në literaturën botërore nuk është shkruar apo folur se cili është përfitimi, sa është përqindja e mbijetesës së pacientit duke i dhënë këtë ilaç. Qëllimi është të kalojmë momentet e krizës së sëmundjes.”, tha drejtoresha e Klinikës Infektive, Milena Stevanoviq.
Stevanovic njëherit tha se asnjë vend nuk e ka në rezerevë një medikament të tillë dhe vendet dhe organizatat ndihmojnë njëra-tjetrën kur ndodhin raste të tilla. Në kohën kur u konfirmua infeksioni i parë në vendin tonë, asnjë vend i rajonit, ku ishte shfaqur më parë kjo sëmundje, nuk e kishte ilaçin. Doktoresha Stevanoviq shtoi se edhe nëse vendi do të kishte ilaçe për pacienten nga Shtipi, nuk do t'i ndihmonte asaj, sepse sëmundja ishte avancuar në disa faza. Infermierja u infektua nga 27-vjeçarja nga Shtipi e cila vdiq më 30 korrik pasi u kafshua nga rriqrat.
VLORA LATIFI TOPOJANI
