Maqedoni
Fondacionit “Vestminster” për Demokraci: Numri i të rinjve është ulur me 6%
10.08.2023 16:13
Sipas hulumtimit të Fondacionit “Vestminster” për Demokraci, numri i të rinjve midis dy regjistrimeve...

Sipas hulumtimit të Fondacionit “Vestminster” për Demokraci, numri i të rinjve midis dy regjistrimeve, atij të vitit 2002 dhe atij të fundit në 2021, është ulur me 6 për qind. Sipas Ligjit për Rininë, 0.3 për qind e buxhetit të përgjithshëm të shtetit dhe 0.1 për qind e buxhetit komunal parashikohen për zbatimin e politikave rinore, por kjo nuk ndodh në praktikë, theksojnë hulumtuesit.
“Edhe pse Ligji për pjesëmarrjen e të rinjve, i miratuar para tre vitesh, parashikon 0.3 % nga buxheti shtetëror dhe 0.1% nga buxheti komunal, shkon për politikat e të rinjve, këto shifra nuk realizohen, përkundrazi. Është vështirë të vërtetohet se sa investohet te të rinjtë, sepse nuk ka mënyrë që e vërteton saktësisht përmes ndonjë statistike të qartë.”, tha Dona Kosturanova, drejtoreshë e Fondacionit për demokraci “Vestminder”-Maqedoni.
Nga Enti Shtetëror i Statistikave thonë se arsyet e emigrimit të të rinjve janë komplekse, por nuk merren me gjenezën e problemit, por me fenomene demografike, të cilat sipas drejtorit të statistikave, janë shqetësuese, sidomos në lidhje me emigrimin e kuadrove të rinj dhe të arsimuar nga vendi.
“Statistika flet për gjendjen, pasqyron gjendjen reale, tregon shkaqet dhe pasojat, megjithatë të dhënat tregojnë (prikazna-histori). Dikush që dëshiron të sjellë politikë të dobishme, dikush që do mundohet të vejë në përdorim ato politika, duhet t’i lexojë dhe analizojë me vëmendje të dhënat.”, tha Apostol Simevski, drejtor i Entit Shtetëror të Statistikave.
Agjencia për Rini dhe Sport, e cila e ka në dispozicion këtë buxhet, më shumë ndan mjete për sportin sesa për zbatimin e politikave rinore. Por, thonë se për të rinjtë është përgatitur strategji për të rritur buxhetin.
“Shumë më shumë tani punohet dhe intestohet për të rinjtë dhe tanimë mundohemi ta balancojmë atë buxhet. Shpresojmë se për 2 vit apo 3, do të arrijmë që ta balancojmë buxhetin e paraparë për sportin.”, tha Naumçe Majsovski, drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport.
Këshillat rinorë janë themeluar në tetë nga gjithsej 81 komuna. 53 për qind e të rinjve janë ekonomikisht joaktivë, papunësia është 28 për qind dhe 15 për qind më e lartë se në vendet e BE-së. Sa i përket strukturës arsimore, 30 për qind janë me arsim fillor, 48 me arsim të mesëm dhe 14 për qind e të rinjve kanë përfunduar universitetin.
FITORE DEMOLLI
