Botë

Kosovë, vrasja e tretë brenda një jave

10.08.2023 16:53

Një 39-vjeçar ka vdekur të enjten në Skenderaj si pasojë e të shënave me armë zjarri, ka njoftuar Policia e Kosovës...

Një 39-vjeçar ka vdekur të enjten në Skenderaj si pasojë e të shënave me armë zjarri, ka njoftuar Policia e Kosovës. Vrasja ka ndodhur në fshatin Runikë të Skendarajt dhe përveç viktimës, në vend të ngjarjes janë plagosur edhe tre persona tjerë.
 
“Nga hetimet e para në vendin të ngjarjes, dyshohet se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri, kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja”, ka thënë Policia.
 
Autoritetet kanë thënë se janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e fajtorëve për këtë vrasje.
 
Ky rast e çon në tre numrin e vrasjeve të raportuara në javën e fundit në Kosovë.