Rikonstruohet rruga “192” në Çarshinë e Vjetër
04.03.2015 15:48
Ky projekt u finansua nga Buxheti i Komunës së Çairit dhe i njejti kushton 2.5 milion denarë....
Ka filluar rikonstruimi i rrugës “192” në Çarshinë e Vjetër, me sipërfaqe prej 2000 m2 si dhe rikonstruimi i ndriçimit rrugor, gjegjësisht zëvendësimi i poçeve elektrike të vjetra me poçe elektrike të reja.
Ky projekt u finansua nga Buxheti i Komunës së Çairit dhe i njejti kushton 2.5 milion denarë.
