Panatinaikos, Makabi dhe Rangers fituan ndeshjet e para

10.08.2023 17:50

Skuadra e Panatinaikos, mbrëmjen e kaluar në terren vendas me rezultatin 1:0 e ka mundur Olimpik Marsej...

Skuadra e  Panatinaikos, mbrëmjen e kaluar në terren vendas me rezultatin 1:0 e ka mundur Olimpik Marsej. Ndeshje kjo e vlefshme për raundin e tretë eliminator të Ligës së Kampionëve. Golin e vetëm e shënoi Bernar në minutën e 83-të.
 
Skuadra izraelite e Makabi nga Haifa, në Bratislavë me rezultatin 2:1 e mundën Sllovanin. Ndërsa skuadra e Rangers në Glasgou me rezultatin identik (2:1) e mundi Servetin (Zvicër). Po ashtu edhe kjo ishte ndeshje e vlefshme për  raundin e tretë eliminator të Ligës së Kampionëve. Ndeshjet e kthimit në program janë javën e ardhshme.