Benfika fiton Superkupën
10.08.2023 17:52
Skuadra e Benfikës për të nëntën herë ka dalë fituese e Superkupës së Portugalisë....

Skuadra e Benfikës për të nëntën herë ka dalë fituese e Superkupës së Portugalisë. Këta mbrëmjen e kaluar në stadiumin Aveiro me rezultatin 2-0, e mundën rivalin e madh Porto. Këtë ndeshjes Porto, e përfundoi me një futbollist më pak pasi me karton të kuq u ndëshkua Pepe.
Në 90 minutat e sfidës pati shumëçka, teksa arbitri Godinho u detyrua të nxirte nga xhepi 12 herë kartonin e verdhë dhe dy herë të kuqin. Skuadra nga Lisbona, nën drejtimin e trajnerit gjerman Roger Schmidt, ka fituar titullin e parë në këtë sezon, ndërsa vitin e kaluar kishte fituar titullin e 38-të kampion i Portugalisë.
