Ukrainë, SHBA-Evropë: Duhet aksion “i fuqishëm”
04.03.2015 15:52
Presidenti amerikan, Barack Obama, dhe liderët evropianë janë pajtuar se “reagimi i fuqishëm” do të jetë i domosdoshëm nëse nuk respektohet armëpushimi ndërmjet Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë...

Liderët e SHBA-ve, Britanisë, Gjermanisë dhe Italisë dhe presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, kanë theksuar mbështetjen e tyre për armëpushimin e arritur në Minsk dhe janë pajtuar se reagimi i fuqishëm nga komuniteti ndërkombëtar do të jetë i domosdoshëm në rast se në mënyrë madhore shkelet procesi i Minskut.
Kievi dhe qeveritë perëndimore e akuzojnë Rusinë për mbështetje të separatisvëe në pjesën lindore të Ukrainës me trupa dhe armatime përkundër Marrëveshjes për Armëpushim të arritur më 12 shkurt. Rusia i ka kundërshtuar këto akuza.
