Sonte Ballkani-Lincoln, kampioni i Kosovës synon fitore
10.08.2023 17:57
Kampioni i Kosovës Ballkani do ta vazhdojë aventurën në Evropë, ku e pret Lincoln Red Imps...

Kampioni i Kosovës Ballkani do ta vazhdojë aventurën në Evropë, ku e pret Lincoln Red Imps në kuadër të rrethit të tretë kualifikues për Ligën e Konferencës. Ballkani dhe Lincoln Red Imps përballen sonte në ‘Fadil Vokrri’. “Xhebrailat” konsiderohen favorit përballë klubit modest nga Gjibraltari, andaj synimi është vetëm fitorja. Trajneri Ilir Daja në konferencë për shtyp të mërkurën e vlerësoi lartë kundërshtarin, duke shtuar se gjasat janë 50/50.
“Mendimi im është 50/50 sepse kemi pasur tri ditë kohë për ta përgatitur ndeshjen, ndërsa kundërshtari ka pasur tri javë kohë. Turin e dytë nuk ka luajtur si duket me problemet e shortit”.
Përndryshe, ndeshja e parë e Ballkanit zhvillohet në “Fadil Vokrri” më fillim nga ora 20:45 kurse ajo kthyese një javë më vonë. Kujtojmë, Ballkani mbetet klubi vetëm kosovar që po vazhdon garat në Evropë, meqenëse Drita dhe Dukagjini u eliminuan në rrethin e parë, derisa Gjilani në raundin e parë kualifikues për Ligën e Konferencës.
