Lëndimi i Rrahmanit s’është serioz

10.08.2023 17:59

Amir Rrahmani ka frikësuar Napolin në prag të sezonit të ri në Serie A....

Amir Rrahmani ka frikësuar Napolin në prag të sezonit të ri në Serie A. Në fakt në stërvitjen e së martës në mesditë, Amir Rrahmani dhe topsulmuesi Victor Osimhen janë larguar para fundit të saj shkaku i lëndimeve të pësuara. Por lëndimi i kapitenit të Kosovës nuk ka qenë aspak serioz dhe Rudi Garcia nuk ka dashur të rrezikonte ditën e djeshme, për atë e ka larguar më herët nga stërvitja.
 
Gjatë ditës së djeshme Napoli ka mbajtur seancën e radhës stërvitore dhe Rrahmani ka qenë pjesë e grupit duke stërvitur si gjithë të tjerët dhe nuk ka shfaqur probleme. Megjithatë lëndimi i Victor Osimhenit duket më serioz, pasi sulmuesi nigerian nuk është shfaqur fare në stërvitje. Napoli ende nuk ka dhënë detaje për lëndimin e nigerianit, por ai rrezikon të mungojë në ndeshjen e parë në Serie A ndaj Frosinones.