Të dielën, miqësorja Shkëndija – Dinamo

10.08.2023 18:01

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës, këtë fundjavë ( e diele), në kuadër të xhiros së dytë të LPFM-së...

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës, këtë fundjavë ( e diele), në kuadër të xhiros së dytë të LPFM-së, duhej të përballejme kampionët në fuqi Struga TL. Megjithatë sukseset e skuadrës “liqenase”, detyruan Komisionin për gara të ndryshojnë orarin dhe tetovarët nuk kishin angazhim në fund javë.
 
Drejtuesit e Shkëndijës, ia kanë dalë që për të dielën të sigurojnë një kundërshtar me të vetmin qëllim që ekipi të ruajë ritmin e luajtjes së ndeshjeve.  Kështu “kuqezinjtë”, të dielën (17:00) në Tetovë do të përballet me Dinamon. Skuadra nga ferizajase, sivjet është ngjitur në Ligën e Parë të Kosovës.  Ndeshja e javës së dytë Shkëndija – Struga TL, do të luhet me 30 gusht.