Partizani në Letoni për historinë
10.08.2023 18:03
Në stadiumin “Skonto Stadions” të Rigës do të zhvillohet takimi i parë mes Valmieras dhe Partizanit...

Në stadiumin “Skonto Stadions” të Rigës do të zhvillohet takimi i parë mes Valmieras dhe Partizanit. Dueli, i cili vlen një vend në turin e katërt të Ligës së Konferencës, do të jetë i luftuar pasi të dy ekipet do të kërkojnë gjithçka për të prerë një biletë për në fazën finale të këtij kompeticioni.
Si Valmieras dhe Partizani janë skuadra, të cilat vijnë nga Liga e Kampioneve, aty ku të kuqtë u eliminuan nga BATE ndërsa letonezët nga Olimpija e Lubjanës. Në Ligën e Konferencës, Valmiera dhuroi spektakël duke fituar në dy ndeshje 0-3 dhe 7-0 kundër Tre Penes së San Marinos. Ndërsa Partizani duke fituar një fitore të përgjithshme 3-0 përballë Atletic Escaldes.
