Struga në transmetim direkt në TVM 2, kërkon fitore për të bërë një hap drejt plejofit

10.08.2023 12:08

Kampionia e Maqedonisë së Veriut, Struga, të enjten do të përballet me ekipin nga Luksemburgu...

Kampionia e Maqedonisë së Veriut, Struga, të enjten do të përballet me ekipin nga Luksemburgu, Sëift Hesperange. Kjo ndeshje nis në orën 17:00 dhe zhvillohet në kompleksin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut pasi UEFA nuk ka lejuar që dueli të luhet në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup për shkak të gjendjes së keqe të fushës. Kjo ndeshje e Struga TL, do të transmetohet në servisin publik – TVM. Nga tabori i kampionit të vendit  thonë se synimi është ta fitojnë këtë ndeshje, në mënyrë që në Luksemburg të udhëtojnë me rezultat të favorshëm dhe ta kenë më të lehtë kualifikimin në plejof.
 
“Na pret një ndeshje me interes të madh duke pasur se është moment historik për ekipin tonë dhe do të tentojnë të avancojnë përtej këtij raundi. Motivimi nuk diskutohet për shkak se synimi është të fitojmë për t’iu afruar edhe më shumë plejofit”, ka thënë trajneri i Strugës, Shpëtim Duro.
 
Struga deri këtu eliminoi ekipin nga Mali i Zi, Buduçnostin e Podgoricës. E në rast se tejkalon Sëift Hesperange nga Luksemburgu, atëherë ne plejof e pret fituesi i ndeshjes Zrinjsiki nga Bosnja e Hercegovina dhe Breidablik nga Islanda, ekipe që përballen në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Struganët vazhduan garat evropiane në Ligën e Konferencës pasi u eliminua në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.