Portieri Bekim Rexhepi është dëshira e Dinamos

10.08.2023 18:11

Bekim Rexhepi është dëshira e Dinamos. 26-vjeçari nga Shkupi u largua pak javë më parë nga Partizani...

Bekim Rexhepi është dëshira e Dinamos. 26-vjeçari nga Shkupi u largua pak javë më parë nga Partizani, duke qenë i lirë dhe i gatshëm të pranojë ofertën më të mirë që do vijë në drejtim të tij. Kampion me Partizanin një sezon më parë, Rexhepi pritet të jetë një bekim për katërkëndëshin e Dinamos, teksa portieri ka një përvojë të gjatë në Superligë.
 
Me Skënderbeun dhe Partizanin, Rexhepi ka luajtur 71 ndeshje në elitën e Shqipërisë. Kujtojmë se sezonin e shkuar ai ishte titullar te Partizani, duke dhënë një kontribut të madh që të kuqtë të shkonin në fund te trofeu i 17-të kampion në Superligë.