Botë

Itali, 10 emigrantë të vdekur, shpëtohen 941 të tjerë

04.03.2015 15:53

Vazhdon vala e emigrantëve ilegalë në brigjet e Italisë. Vazhdojnë edhe tragjeditë...

Vetëm 24 orët e fundit autoritetet arritën të shpëtojnë 941emigrantë ilegalë pranë brigjeve siciliane, por operacionet e shpëtimit nuk arritën në kohë të shpëtojnë 10 fatkeqësi që gjetën vdekjen në det në vend të tokës së premtuar.

Një anije bartte 121 persona, shumë më tepër nga kapaciteti i saj, dhe shkak i vdekjes së 10 prej tyre mendohet të jetë asfiksia ose kushtet tejet të rënda gjatë udhëtimit.

Në më pak se 20 orë, autoritet portuale italiane zhvilluan shtatë operacione në zonën rreth 50 milie në veri të brigjeve libiane.

Ndërkaq, është ndaluar njëri prej personave që po kryente transportin e tyre, i cili dha edhe alarmin SOS, duke shpëtuar jetën e 183 refugjatëve.

Mes personave që morën ndihmën e parë mjekësore ishin edhe 30 fëmijë dhe 50 gra, njëra prej të cilave shtatzëne. Shumica e emigrantëve janë nga vendet e konfliktit, si Siria, Palestina, Tunizia, Libia etj.